
Hamilton mezi pret të nisë pushimet. Pas fundit të sezonit 2025, britaniku thotë se është gati të shkëputet plotësisht për të shijuar në maksimum periudhën e pushimit:
“Tani për tani mezi pres pushimin, vetëm për të fikur gjithçka dhe për të mos folur me askënd për F1. Askush nuk do të mund të më kontaktojë këtë dimër, nuk do ta kem telefonin me vete dhe mezi e pres këtë”, u shpreh piloti i Ferrarit.
Sipas Hamiltonit, kjo do të jetë hera e parë që ai do ta kalojë dimrin pa telefon: “Zakonisht e kam pasur gjithmonë me vete, por këtë herë do të përfundojë në kosh…”, tha ai me humor.
Fundsezoni për Hamiltonin nuk ka qenë aspak i lehtë: tri eliminime radhazi në Q1 mes Las Vegasit dhe Abu Dabit, si edhe një tjetër në kualifikimet e Sprintit në Losail.
Megjithatë, ai mundohet të mos demoralizohet, duke gjetur forcë tek mbështetja e tifozëve: “Kam marrë një përkrahje të jashtëzakonshme nga shumë njerëz që më kanë dërguar mesazhe. Fansat e mi kanë më ka shtyrë të vazhdoj, kanë qenë vërtet pika ime e fortë. Mamaja ime ka qenë fenomenale, ashtu si babai dhe gjithë familja. Mund të them se kam qenë me fat që kam pasur njerëz kaq të mirë përreth” u shpreh shtatë herë kampioni i botës, i cili në shtoi:
“Shikoj fëmijë e të rritur që më mbështesin dhe më kujtojnë pse bëj atë që bëj dhe pse nuk duhet të dorëzohem kurrë. Për këtë jam vërtet mirënjohës”, përfundoi britaniku i Ferrarit, i cili mbylli një sezon zhgënjyes pa u ngjitur asnjëherë në podium, ndërsa gëzimi i tij i vetëm ishte fitorja në Sprintin e Kinës.
and then