VIDEO/ Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit të Librazhdit, ku një banesë e marrë me qeta me qira është përfshirë nga flakët, dyshohet si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit. Në momentin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit në ambientet e brendshme, në banesë ndodhej çifti dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Sipas të dhënave zyrtare, banesa e marrë me qira nga shtetasi Glerdian Blloku, 37 vjeç, është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, ndonëse situata ka qenë tejet e rrezikshme, ka kaluar pa humbje jete falë ndërhyrjes jashtëzakonisht të shpejtë të shërbimit zjarrfikës me mjete dhe forca të shumta të cilët me profesionalizëm kanë evituar një tragjedi me viktima.

https://www.youtube.com/watch?v=aO1DZz9SQrQ

Në këtë ngjarje është dëmtuar lehtë shtetasja Blerina Dobrenji e cila ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy fëmijët e mitur të çiftit, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kritik, kanë shpëtuar mrekullisht falë ndërhyrjes në kohë dhe fatit të mirë që zjarri nuk u përhap më tej.

Autoritetet policore po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje alarmante, ndërsa apelojnë për kujdes maksimal me pajisjet e gazit dhe instalimet e tyre, sidomos gjatë periudhës së dimrit kur përdorimi rritet ndjeshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×