
Shqipëria mbylli një vit mjaft pozitiv, teksa u kualifikua për në Play Off të Botërorit. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, në një intervistë për FSHF, analizoi vitin kuqezi dhe kualifikueset, ndërsa tha diçka edhe për Poloninë, kundërshtarin tonë në Play Off.
“Viti- Ky vit mund të ketë qenë viti më i mirë në kombëtare. Ishte një grup shumë i fortë që shumica e tifozëve mendonin se ne ndoshta nuk do të mund ta kalonim, por ja që ia dolëm të jemi në vendin e dytë, vetëm se më vjen keq se në vitet e mëparshme në botëror shkonin dy skuadra, kurse këtë radhë na ra që vendi i dytë duhet të luajë playoffin, por gjithsesi ishte një vit shumë i mirë-
“Kualifikueset- Besoj se ndeshja me Serbinë këtu në shtëpi ishte më e mira, sepse treguam karakter. Ishte një ndeshje shumë e bukur që mund ta fitonim dhe që aty besuam se ndeshja e radhës në Serbi do të ishte vendimtare për ne, por kishim mundësi për fitore sepse sic thamë ndeshja në Shqipëri ishte një sfidë e luajtur mirë dhe kishim shanse dhe morëm besimin. Kjo ndeshje na ndryshoi mendimin për kualifikimin.
“Polonia, rivali i Play Off- Polonia është një skuadër shumë e fortë. Unë mendoja se do të na binte një skuadër më e lehtë, por futbolli është i bukur se mund të kesh ndeshje të vështira dhe mund t’i fitosh. Në futboll mjafton 1 minutë që të gabosh apo 1 minutë të ndryshon jetën ose fiton ndeshjen dhe mund të kualifikohesh. Por gjithsesi e dimë, kemi luajtur shumë ndeshje ndaj Polonisë, kemi pasur edhe humbje, por nëse luajmë si me Anglinë këtu dhe Serbinë atje, kemi mundësi për kualifikim- tha Hysaj.
and then