
Një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar për News24 në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala, zyrtari amerikan tha se përsa i përket Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të Shqipërisë, pavarësia dhe efektiviteti i saj janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve.
“SPAK është gjithashtu një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Në lidhje me cështjen “Balluku”, zyrtari amerikan tha se “nuk kemi asnjë koment për çështjet e brendshme ligjore që janë në proces”.
and then