
Ilir Meta ka uruar PD me rastin e 35-vjetorit të themelimit.
Meta në reagimin e tij shprehet se PD është forca e parë që solli pluralizmin politik dhe demokracinë në vend.
Gjithashtu Meta nënvizon se PD duhet të vijojë me betejat e saj, dhe se është forca politike që do të mbrojë interesat kombëtare përballë narkoshtetit.
Reagimi:
Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, përcjell urimet më të përzemërta për Partinë Demokratike, forcës së parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend.
Shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik.
Një urim të ngrohtë për liderin historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD.
and then