
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, u takua me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell – Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit; etj.
Në një postim në rrjetin social facebook, Bardhi i ka cilësuar këto takime të shkëlqyera ndërsa ka shprehur vlerësime për presidentin Trump, i cili ka vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre.
“Kjo është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë. Ne jemi krenar që kemi një aleat të çmuar si SHBA”
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Gjatë qëndrimit në SHBA kisha kënaqësinë të isha në Shtëpinë e Bardhë, me takime të shkëlqyera me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell – Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit; etj.
Është një privilegj që bota ka një lider si Presidenti i ShBA Donald Trump, që ka vendosur demokracinë, sigurinë dhe paqen, në krye të axhendës së tij dhe rezultatet e deritanishme kanë qenë impresionuese.
Vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë. Ne jemi krenar që kemi një aleat të çmuar si SHBA.
and then