“BE se mbështet nxitimin”, Bylykbashi: Respektoni vullnetin, mos zgjidhni një Avokat Populli 100 % të kontestuar!

Deputeti i PD-së, Oerd Blykybashi kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e Avokatit të Popullit, dhe se mos të nxitohet me këtë proces. Sipas tij, kjo gjë nuk aprovohet dhe nga BE.

“BE nuk e mbështet këtë nxitim, kërkohet që të merret kohë për të vendosur një kandidat me konsensus. Deri tani nuk ka asnjë kandidaturë me firma. Më datë 2 dhjetor është çuar kërkesa dhe vendimi i 17 nëntorit të Komisionit të Ligjeve thotë këtë datë. Pra partia mund ta tërheq vendimin e tij. Pra, respektoi atë që është vullneti, përndryshe do të keni një kandidat populli. Do të jetë avokati i vetëm në historikun, 100% i kontestuar dhe ligjshmërisht.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×