Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme në pikë të pakthyeshme!

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho deklaroi se sfida më e madhe e tij nëse do të jetë në krye të këtij institucioni, do të jetë maturimi i tij, që të kalojë në një fazë të pakthyeshme.

Ai tha para anëtarëve të KLP-së nuk do të shpikë gjërat.

“Qëllim dhe synimi i punës time, është ndjekja deri në fund e çështjes, standardet dhe ndjekja dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Pikë referuese do të jenë institucionet partnere ndërkombëtare. Nuk do të shpikim gjërat. Hetimet e përbashkëta të kaluara, na kanë dhënë mundësi që të kemi eksperiencë dhe gjërat t’i shohim ndryshe. Sfida më e madhe është që institucioni i SPAK të maturohet dhe të kalojë në atë pikën e pakthyeshme. Mos të ketë më rëndësi se kush shkon prokuror apo zëvendësues, por të ketë standarde. Kjo realizohet duke ruajtur pavarësinë e institucionit, të prokurorëve, dhe duke u rritur institucioni me standarde më të mira.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×