
Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri deklaroi se asnjë koncesion i dhënë nga qeveria nuk ka qenë frytdhënës.
Kapri ngriti shqetësimin edhe për Portin e Vlorës duke thënë se nuk pritet të nisë punën ashtu siç u premtua.
“Me kë koncension ta nisësh më parë. Cili koncesion i dhënë nga qeveria ka qenë frytdhënës? Nuk gjen asnjë. Por tek koncensionet e shëndetësisë të 4 në SPAK. A kemi shërbim më të mirë? Zero. Edhe pasi janë zbuluar që janë afera korruptive ato kanë vazhduar. Më interesanti, koncesioni i Portit të Vlorës që nga qeveria u trumpetua që vitin e ardhshëm do nisë punë. Por vetë qeveria e di që nuk do nisë punë sepse e kanë parë sherrin e konsensionerëve dhe se si është dhënë në zyrën e ministres. Si ka mundësi që nuk ka asnjë reagim edhe pas daljes së investigimit. Si mund të marrë një magazinier operimin e një porti me vlerë 60 mln euro. Koncensioni i Thumanë Kashar, një tjetër problematikë. Rinasi dhjetëra miliona euro të deklaruara si fitime dhe dhjetëra miliona euro shpenzime..
and then