Gara për kreun e SPAK, Klodian Braho paraqet platformën: Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit!

Klodian Braho është i fundit në radhë që po paraqet platformën e tij në garë për kreun e SPAK.

“Sa i përket planit të organizimit e kam ndarë në disa pika: Nëse do të jem drejtues do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale, garantoj zbatimin e parimit të barazisë, do të kryej veprime të nevojshme për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, do të mbështes prokurorët në ushtrimin e detyrës, ne rast ngarkese do të procedohet me krijimin e grupeve hetimore, vendimet e prokurorëve nuk janë personale por janë qëndrime të institucionit. Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit dhe përshtatja me sektorë të ngjashëm në vendet e tjera”, tha ai.

PROFIL
Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Ka pasur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×