
Gazetari i News24, Osman Stafa, ishte i ftuar në studio, ku foli për situatën problematike në spitalin Onkologjik, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, sic janë mungesa e medikamenteve dhe aparaturat për terapinë si Brankoterapia dhe Pet Scan.
Stafa tha se ai shkon cdo ditë në Onkologjik ku takon dhjetëra pacientë të cilët ankohen për shërbimin e cunguar dhe mungesën e medikamenteve të cilat ndikojnë ndjeshëm në rekuperimin e tyre nga tumori.
“Kjo është dhe arsyeja që mendoj se lidhet me kërcënimin që kam marrë. Po si mund të hesht kur në spitalin Onkologjik gjendjen 50 poltrona për pacientët ku ata mund të kryejnë kimioterapinë, dhe këto pajisje nuk u vihen në dispozicion pasi pritet të përurohen nga kryeministri”, tha gazetari Osman Stafa.
Ai theksoi se nuk do të ndalë së denoncuari problematikat në spital të cilat kanë shkaktuar jo pak drama sociale dhe tragjedi në familjet shqiptare, të cilët kanë humbur të shtrenjtët e tyre si pasojë e shërbimit të munguar në sistemin shëndetësor.
and then