Kandidati i fundit që raporton para KLP/ “Jam ekspert i veprave penale të korrupsionit”, Braho skanon punën e ‘paraardhësve’: Çfarë do merrja nga Kraja dhe Dumani

Klodian Braho, kandidati i fundit për kreun e ri të SPAK, deklaroi se është ekspert i veprave që lidhen me korrupsionin.

Duke u një nga pikat e tij më të dobëta, ai tha se duhet të përmirësonte komunikimin në publik.

“S’mendoj se jam perfekt. Si pikë të fortë, do të thoja se jam marrë gjatë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Kam pasur maturinë dhe qetësinë për çështje të tilla. Sa i përket pikës time të dobët, do të tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë komunikim publik. Kjo është një nga pikat e mia do të thoja të dobëta, që duhet ta përmirësojë. Ne si trupë prokurorësh ndoshta s’kemi qenë të mësuar. Drejtuesi është ai që përfaqëson, por prokurorët se kanë pasur këtë mundësi, ndaj këtu ka vend për përmirësim! Nga zoti Dumani do të merrja vendosmërinë dhe nga zoti Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kur të dy ushtronin detyrën, institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në rastin e zotit Kraja, institucioni duhet të ishte më aktiv. Por ishte një periudhë as 3 vite. Në krahasim me zotin Dumani, do i merrja anën e mirë të produktivitetit. Se kam problem që të përballem me ankesa dhe akuza. Madje akuzat ia kam treguar vetë të pandehurve. Jo të gjithë duhet të shkojnë në burg, por qëllimi është që të fitojë drejtësia.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×