Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, urimi i Ramës: Meriton përgëzime, do të ketë mbështetjen tonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në platformën X, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Kryeministri Rama shprehet se Klodian Braho i cili u zgjodh me 7 vota pro, meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK, në tri vitet e drejtimit të tij. Më tej kryeministri nënvizon se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

REAGIMI

Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

 

\



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×