
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend deklaroi se Ilir Meta u arrestua me një urdhër të bazuar në një ligj të shfuqizuar.
Gjatë fjalës së saj Xhixho ndau dy raporte të Avokatit të Popullit si institucioni që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe që ka përpiluar raporte me ekspertizë profesionale për Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në izolim politik.
Fjala e plotë:
Do doja ndaja me ju dhe me opinionin publik sot dy raporte të Avokatit të Popullit si institucioni që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe ka përpiluar raporte me ekspertizë profesionale për Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në izolim politik.
Raporti i parë, i publikuar në gusht 2025, flet për shkeljet flagrante procedurale dhe ligjore në momentin e rrëmbimit kriminal në mes të ditës të ish-kreut të shtetit, ish-kryeministrit të vendit. Ky raport zbulon një sërë shkeljesh flagrante që do të trondisnin çdo demokraci normale.
1•Ilir Meta u arrestua me një urdhër të bazuar në një ligj të shfuqizuar, çka e bën të gjithë procedurën juridikisht të pavlefshme.
2•Ai u rrëmbye nga Forca Speciale Operacionale, për të cilat ligji përcakton qartë se veprojnë vetëm në rastet kur personi paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, gjë që nuk është rasti i z. Meta, arsyeton Avokati i Popullit. Këta policë ishin të veshur me maska, pa shenja dalluese, me vetura personale, nuk kanë qenë të pajisur me kamera trupi, i janë vendor pranga në duar, të gjitha veprime procedurale në shkelje të plotë të ligjit “për mbajtjen dhe përdorimin e uniformës së Policisë së Shtetit, dhe ligjit për mbajtjen dhe përdorimin nga punonjësit e policisë të maskës së fytyrës gjatë kryerjes së operacioneve policore”, të akteve nënligjore që zbatohen nga policia etj.
Përdorimi i forcës nga ana e policisë del qartë në raport, që është në cenim të dinjitetit njerëzor dhe jo proporcionale dhe në shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut.
Me absurdja që tregon si funksionoi e gjitha është fakti që nuk kanë mbajtur asnjë dokumentacion për shoqërimin, për të parë të gjitha veprimet nga ana e punonjësve të policisë.
•Forcat operacionale që duhej të luftonin krimin, u kthyen vetë në një grup kriminal, duke u vënë qartazi në shërbim të hakmarrjes politike të Edi Ramës.
4•Z. Meta nuk u informua për të drejtat e tij, nuk iu dha mundësia për të komunikuar me avokatin, nuk iu komunikua vendimi gjyqësor apo urdhri i prokurorit, por eshtë tërhequr forcërisht, nuk iu sigurua trajtim dinjitoz dhe u mbajt për më shumë se 3 orë pa u njohur me vendimin e gjykatës në ambientet e policisë. Kjo në shkelje flagrante me Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut.
•Dhe më e rënda: E gjithë ngjarja u inskenua me regji televizive, në kohë reale, me urdhër politik nga kryeministri Rama dhe me zbatim nga ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e policisë.
Rasti i z. Meta nuk plotëson kushtet minimale të trajtimit dinjitoz dhe e gjithë procedura e ndjekur nga policia përbën trajtim degradues në kuptimin e jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, thotë raporti i Avokatit të Popullit. Z. Meta ishte i paarmatosur, nuk përbënte asnjë rrezikshmëri shoqërore dhe i është përgjigjur në të gjitha rastet prokurorisë.
Mënyra sesi u trajtua zoti Meta provon se ky nuk është shtet i së drejtës – por ky është shtet bandash.
Raporti i dytë i publikuar në nëntor 2025
Raporti më i fundit i Avokatit të Popullit konfirmon zyrtarisht atë që Partia e Lirisë e ka denoncuar prej më shumë se një viti për shkeljen flagrante të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, sa i përket mënyrës çnjerëzore të trajtimit të z. Meta në IEPV-në “Jordan Misja”, ku ai ndodhet i burgosur politik pa fakte dhe pa prova penale, prej më shumë se një viti.
I gjithë procesi është i montuar politikisht, i shoqëruar me abuzim pushteti dhe përdorim represiv të institucioneve të drejtësisë.
Gjetjet kryesore të raportit janë tronditëse:
- Avokati i Popullit ka konstatuar se kufizimi i takimeve të Z. Meta në vetëm katër takime në muaj si minimumi i parashikuar në ligj duke e kthyer në standard të ngurtë, pa marrë parasysh rrethanat individuale, statusin e tij shoqëror dhe politik, përbën kufizim të tepruar të së drejtës për jetë familjare dhe të së drejtës për t’u organizuar politikisht.
𝗥𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶 𝗿𝗿ë𝘇𝗼𝗻 𝗽𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸ë𝗻 𝗲 𝗻𝗴𝘂𝗿𝘁ë𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗱ë𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻ë 𝗯𝘂𝗿𝗴𝗷𝗲𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗮, 𝘀𝗲 𝗻𝗷ë 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻 𝗻ë 𝗾𝗲𝗹𝗶 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁ë 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗷ë 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝟰 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗲 𝗻ë 𝗺𝘂𝗮𝗷.
𝑎) “𝑁𝑢𝑘 𝑔𝑗𝑒𝑛 𝑚𝑏ë𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑗𝑒 𝑛ë 𝑙𝑖𝑔𝑗 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑝𝑟𝑒𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑠𝑒 “𝑡ë 𝑝𝑎𝑘𝑡ë𝑛 4 ℎ𝑒𝑟ë 𝑛ë 𝑚𝑢𝑎𝑗”, 𝑑𝑜 𝑡ë 𝑡ℎ𝑜𝑡ë 4 𝑡𝑎𝑘𝑖𝑚𝑒 𝑛ë 𝑚𝑢𝑎𝑗 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑏𝑖 4 𝑛𝑢𝑘 𝑙𝑒𝑗𝑜ℎ𝑒𝑡. 𝐾𝑦 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑝𝑟𝑒𝑡𝑖𝑚 ë𝑠ℎ𝑡ë 𝑞𝑎𝑟𝑡𝑎𝑧𝑖 𝑎𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑘 𝑑ℎ𝑒 𝑖 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟𝑡 𝑚𝑒 𝑣𝑒𝑡ë 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑖𝑛, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑡𝑎𝑛𝑑𝑎𝑟𝑑𝑒𝑡 𝑛𝑑ë𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟𝑒”
𝑐) “𝐴𝑣𝑜𝑘𝑎𝑡𝑖 𝑖 𝑃𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑖𝑛𝑘𝑢𝑟𝑎𝑗𝑜𝑛 𝑡𝑎𝑘𝑖𝑚𝑒 𝑠𝑎 𝑚ë 𝑡ë 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑠ℎ𝑡𝑎, 𝑡ë 𝑐𝑖𝑙𝑎𝑡 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡ë 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑧𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑣𝑒𝑡ë𝑚 𝑝ë𝑟 𝑎𝑟𝑠𝑦𝑒 𝑡ë 𝑘𝑎𝑝𝑎𝑐𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡, 𝑛ë𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑎𝑟𝑠𝑦𝑒 𝑡ë 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑒 𝑎𝑝𝑜 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘𝑢 𝑝ë𝑟 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑖 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛𝑎𝑙𝑒”
2.Ndalimi i padrejtë i vizitave të deputetëve dhe eurodeputetëve, duke kërkuar autorizime që ligji nuk i parashikon – një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e standardeve ndërkombëtare.
Parashikimi në nenin 51 të ligjit për të drejtat e të paraburgosurve, shpreh qartë faktin se deputetët mund të marrin takim me të paraburgosurit pa autorizim me shkrim të prokurorit.
𝗧𝗮𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁ë 𝗮𝗿𝗿𝗲𝘀𝘁𝘂𝗮𝗿𝘃𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁ë 𝗮𝗽𝗼 𝗲𝘂𝗿𝗼𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁ë
𝑎) “𝑃𝑟𝑜𝑘𝑢𝑟𝑜𝑟𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑘𝑜𝑚𝑝𝑒𝑛𝑡𝑒𝑛𝑐ë 𝑡ë 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑧𝑜𝑗ë 𝑎𝑝𝑜 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑧𝑜𝑗ë ℎ𝑦𝑟𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑠𝑢𝑏𝑗𝑒𝑘𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟e 𝑎𝑝𝑜 𝑛𝑑ë𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟ë 𝑛ë 𝐼𝐸𝑉𝑃, 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑚𝑏𝑖𝑘ë𝑞𝑦𝑟𝑢𝑟 𝑟𝑒𝑠𝑝𝑒𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡ë 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑎𝑣𝑒 𝑡ë 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢𝑡. 𝑃𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑗, 𝑙𝑒𝑗𝑎 𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑘𝑢𝑟𝑜𝑟𝑖𝑡 𝑛𝑢𝑘 ë𝑠ℎ𝑡ë 𝑘ë𝑟𝑘𝑒𝑠ë, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑎𝑡𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛ë 𝑣𝑖𝑧𝑖𝑡𝑜𝑟ë 𝑝𝑟𝑖𝑣𝑎𝑡ë, 𝑝𝑜 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑒 𝑧𝑦𝑟𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑎𝑝𝑜 𝑛𝑑ë𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑡ë 𝑚𝑏𝑖𝑘ë𝑞𝑦𝑟𝑗𝑒𝑠”
3.Kufizimi i komunikimit politik dhe pengimi i kontakteve me drejtuesit e partisë, pa asnjë bazë ligjore, është vetëm zbatim i urdhrit politik të Edi Ramës.
𝗧ë 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗯𝘂𝗿𝗴𝗼𝘀𝘂𝗿𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁ë 𝗯𝘂𝗿𝗴𝗼𝘀𝘂𝗿𝘃𝗲 𝘂 𝗻𝗷𝗶𝗵𝗲𝗻 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮 e 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸.
“𝑁𝑑𝑎𝑙𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝐼𝑙𝑖𝑟 𝑀𝑒𝑡ë𝑠 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑢 𝑡𝑎𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 drejtuesit e partisë 𝑝ë𝑟𝑏ë𝑛 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑧𝑖𝑚 𝑡ë 𝑝𝑎𝑗𝑢𝑠𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑛ë 𝑙𝑖𝑔𝑗 𝑡ë 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡ë 𝑡ë 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡ë𝑠 𝑠ë 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖𝑡”.
4.Ndërhyrja dhe bllokimi i komunikimit me median, një shkelje e rëndë e lirisë së shprehjes dhe transparencës.
𝗠𝗲𝗱𝗶𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝘁ë 𝗯𝘂𝗿𝗴𝗼𝘀𝘂𝗿𝗶𝘁 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁ë 𝗷𝗲𝗻ë 𝗻ë 𝗱𝗼𝗿ë 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘁ë 𝗯𝘂𝗿𝗴𝘂𝘁 𝗮𝗽𝗼 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗶𝘁.
𝑎) “𝐾𝑜𝑛𝑡𝑎𝑘𝑡𝑖 𝑚𝑒 𝑏𝑜𝑡ë𝑛 𝑒 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑚𝑒 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡ë 𝑝ë𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑗ë 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝ë𝑟𝑓𝑎𝑞ë𝑠𝑢𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑒 𝑚𝑒𝑑𝑖𝑎𝑠.”
𝑏) “𝑀𝑖𝑟𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝐷𝑟𝑒𝑗𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡 𝑡ë 𝑃ë𝑟𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑡ë 𝐵𝑢𝑟𝑔𝑗𝑒𝑣𝑒, 𝑎𝑝𝑜 𝑖 𝑝𝑟𝑜𝑘𝑢𝑟𝑜𝑟𝑖𝑡, 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑒𝑡 𝑣𝑒𝑡ë𝑚 𝑘𝑢𝑟 𝑚𝑒𝑑𝑖𝑎 𝑘ë𝑟𝑘𝑜𝑛 𝑡ë ℎ𝑦𝑗ë 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑛ë 𝐼𝐸𝑉𝑃. 𝐾𝑢𝑓𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡ë 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑒𝑡 𝑣𝑒𝑡ë𝑚 𝑚𝑒 𝑢𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑟 𝑡ë 𝑝𝑟𝑜𝑘𝑢𝑟𝑜𝑟𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒/𝑜𝑠𝑒 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡ë𝑠 𝑝ë𝑟 𝑎𝑟𝑠𝑦𝑒 𝑠𝑝𝑒𝑐𝑖𝑓𝑖𝑘𝑒”.
𝑐) “𝐸 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑎 𝑒 𝑡ë 𝑑ë𝑛𝑢𝑎𝑟𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡ë 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑏𝑢𝑟𝑔𝑜𝑠𝑢𝑟𝑣𝑒 𝑝ë𝑟 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑘𝑖𝑚 𝑚𝑒 𝑚𝑒𝑑𝑖𝑎𝑛, 𝑛𝑗𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑎𝑟𝑎𝑛𝑡𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑠𝑖 𝑝𝑗𝑒𝑠ë 𝑒 𝑡ë 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡ë𝑠 𝑝ë𝑟 𝑖𝑛𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑟𝑒ℎ𝑗𝑒”.
Raporti i Avokatit të Popullit thotë qartë se të paraburgosurit duhet të kenë një regjim më të lirë dhe më të gjerë për gëzimin e të drejtave, edhe për shkak të aplikimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.
Të gjitha këto janë praktikë e një shteti represiv, që përdor burgjet dhe institucionet e drejtësisë si instrument politik për të ndërtuar një regjim arbitrar dhe policor.
Këto janë faktet që dëshmojnë për një sistem që shkel hapur të drejtat e njeriut dhe vepron mbi bazën e urdhrave politikë dhe jo mbi bazën e ligjit.
Dy standardet e drejtësisë
Nuk mund të mos krahasosh mënyrat e ndryshme të sjelljes së drejtësisë me individë të ndryshëm, në raporte të ndryshme me pushtetin.
Kryebashkiaku Erion Veliaj shoqërohet butësisht nga BKH në veturë personale, ndërsa Ilir Meta rrëmbehet me dhunë nga policë të maskuar.
Nga ana tjetër, zv.kryeministrja, dhe pse e pandehur, jo vetëm për vjedhjen e Tunelit të Llogarasë, vazhdon të ushtrojë detyrën dhe nuk ka asnjë instrument të dorëheqjes dhe shkarkimit. Kush i prish provat këtu: Meta që nuk ka funksion publik apo zv.kryeministrja që akuzohet për vjedhje të qindra miliona eurove, nuk ka as shkarkim, as dorëheqje, që prish prova e intimidon dëshmitarë.
Për aferën e Tunelit të Llogarasë, ku janë zhdukur shuma kolosale të buxhetit të shqiptarëve, drejtësia hesht. Asnjë shoqërim. Asnjë presion. Asnjë përgjegjësi.
Mënyra si u trajtua Presidenti Ilir Meta: me dhunë, shkelje procedurash dhe arbitraritet total është një akt i pastër politik, i vërtetuar zyrtarisht nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Kjo është e vërteta e hidhur e drejtësisë së kapur në Shqipëri.
Pyetja që duhet të ngremë është: Çfarë modeli drejtësie po ndërtojmë ne?
Le të shkojmë për një moment në Europë. Në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy u dënua për një vepër shumë të rëndë, për “organizatë kriminale”. Por policia franceze e trajtoi me dinjitet, në respekt të ligjit dhe të figurës njerëzore.
Në Izrael, kryeministri Netanjahu po hetohet për akuza të rënda – por në liri, me garanci për të drejtat e tij. Vetëm në Shqipëri, një ish-President, ish-Kryeministër, ish-Kryetar Kuvendi, rrëmbehet si një kriminel, pa vendim, pa ligj dhe në shkelje të dinjitetit njerëzor.
Partia e Lirisë e ka denoncuar me forcë këtë rrëmbim kriminal në SPAK. Por çfarë ndodhi? Asnjë përgjigje, asnjë hetim. Dhe madje vetë kreu i SPAK, në këtë Kuvend, pranoi se “arrestimi ishte i shëmtuar”.
Atëherë, pse nuk hetohet?
Sepse urdhri ka ardhur nga lart, nga Edi Rama vetë, si akt hakmarrjeje politike.
and then