Në garë për kreun e SPAK, Braho: Kam hetuar zyrtarë të lartë dhe persona me ndikim në jetën publike!

Klodian Braho, i fundit në radhë që po paraqet platformën e tij në garë për kreun e SPAK, deklaroi se ka hetuar zyrtarë të lartë, persona me ndikim në media apo në jetën publike. Ai tha se kishte dhënë kontribut dhe një jetën akademike.

“Kam ndjekur hetime për zyrtarë të lartë, për persona me ndikim në media dhe jetën publike. Në funksion të imazhit publik, kam qenë pedagog dhe kam marrë pjesë si ekspert në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës. Për shkak edhe të funksionit kam qenë disa herë në raportimet e SPAK para këshillit. Është proces i nevojshëm, i frytshëm. Shpesh herë bisedimet kanë qenë të vlefshëm. Nuk shoh problematikë prokurori e posaçme KLP. Është marrëdhënie e shëndoshë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×