“Për ju konsensus është imponimi dhe pazari”, Bido: Opozita, keq në histori, tmerr në matematikë, skandal në qeveri dhe beter në opozitë

Deputeti i PD Ardit Bido, në fjalën e tij nga Kuvendi, u shpreh se opozita ndryshe nga sa pretendon nuk e do konsensusin për Avokatin e Popullit, pasi për ta konsensus është imponimi dhe pazari.

Bido u ndal edhe në shprehjen e Flamur Nokës i cili e quajti Taulant Ballën injorant.

Bido: Për opozitën koncensus është imponim dhe Pazar. Çfarë mund të ketë konsensus më të madh se sa t’i japësh mundësinë opozitës të propozojë emrat prej të cilave shumica voton Avokatin e Popullit. Oppozita nuk do këtë, do imponim. Për të kuptuar që ky problem vjen si pasojë e problemit të madh me gjuhën shqipe që ka kryesia e kësaj partie. Injorancë vlerësohet ai që ka dijeni të cekëta, i pagdhendur, injorant në politikë thotë Fjaloi, që i shkon për mendimin tim shumë për shtat atij që foli.
Kjo opozitë nuk do konsensusin, nuk ç’bën në drekë e ku përfundon me radhë. Është keq në histori, tmerr në matematikë, skandal në qeveri dhe beterr në opozitë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×