“Rama dhe Lubia s’guxojnë të dalin para shqiptarëve”, Berisha e zbulon: Po bëhet betejë për të mbyllur dosjen e kryeministrit, por…

Kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se arsyeja se përse kryeministri Edi rama nukë shtë në seancë dhe nuk ka pranuar interpelancën e kërkuar nga kreu i Mundësia, Agron Shehaj, por ia delegoi ministres Albana Koçiu, është sepse ka turp.

Ai u shpreh se që nga shpërthimi i skandalit “Balluku”, kreu i qeverisë dhe zëvendës ministrja e pezulluar pas akuzave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, nuk guxojnë të dalin para shqiptarëve.

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se dosja e Ballukut dhe ajo e Ramës janë ndarë tashmë, ndërsa sot në Kuvend Berisha tha se po bëhet një betejë që dosja e Ramës të mbyllet, por se kjo nuk mund të ndodhë më.

“Në përgjigje të trillimit që bëri parafolësi që nuk jam paraqitur në seanca, kam pasur një pasion të veçantë për t’iu përgjigjur çdo interpelance që është bërë.
Dhe ky pasion nuk ndikohet as nga personi, as nga tematika.
Po ju nuk keni faj.
Ku e keni Ramën?
Ku e keni?
Pas Lubisë, ku e keni?
A e kuptoni që është bërë gaz?
Ku e keni?
A e kuptoni se ku jeni katandisur?
Nuk guxon me ardhë në parlament.
Ai dhe Lubia nuk guxojnë të dalin para shqiptarëve nga ky parlament.
Ju keni rënë, ju kot votoni, kot sillni ligje e buxhete, etj.
Ju keni marrë fund.
Frika e tij ka kufi vetëm qiellin.
Po zhvillohet një betejë, do ua deshifroj pak më vonë betejën që po zhvillohet.
Po gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij nuk ka.
Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×