VIDEO/ Az Alkmaar shumë i fortë për Dritën, Shkëndija feston në Conference League, fitore e madhe e skuadrës shqiptare

Conference League luajti këtë të enjte ndeshjet e radhës. Në “Fadil Vokrri”, Drita pësoi disfatë 0-2 ndaj Az Alkmaar. Holandezët shënuan me Mijnans, që në minutën e 17-të. Në minutën e 58-të, Jensen, dyfishoi shifrat dhe siguroi 3 pikët. Në fund pati kohë edhe për një gol të Sadiq.

Ndeshja e radhës për skuadrën shqiptare të Dritës është ajo ndaj Rayos në Spanjë.

Fitore e madhe e Shkëndijës, me shifrat 2-0 ndaj sllovakëve të Slovan Bratislavës. Pjesa e parë ishte fantastike për skuadrën shqiptare. Një autogol i Bajric dhe një gol i Spahiut dërguan në festë tifozët e Shkëndijës që kishin ardhur për të parë ndeshjen në Shkup. Ekipi i Beqirit menaxhoi rezultatin dhe mor kështu në shtëpi një sukses shumë të rëndësishëm në këtë kompeticion.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×