VIDEO/ Skuadra bie nga kategoria, tifozët i vendosin flakën stadiumit

FC Haka është një nga klubet më të suksesshme të Finlandës, duke fituar nëntë kampionate dhe duke fituar 12 herë kupën, që nga themelimi i saj në vitin 1934.

Një adoleshent ka pranuar se ka vënë zjarrin që shkatërroi një tribunë në stadiumin ku luan ky ekip, pasi skuadra ra nga kategoria.

Personi në fjalë nuk mund të përballet me akuza penale, për shkak të moshës.

Më ekzaktësisht, sipas asaj që shkruajnë mediat, tre të mitur, të gjithë nën 15 vjeç, ishin prezent kur filluan të përhapeshin flakët në stadiumin Tehtaan kenttä të FC Haka në Valkeakoski, rreth 150 kilometra në veri të Helsinkit.

Incidenti po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme, megjithëse ligji finlandez përjashton këdo nën 15 vjeç nga ndjekja penale.

Marko Larsson, drejtues i FC Haka, bëri komentin e tij. “Nuk na duhej një goditje tjetër. Rënia nga kategoria ka qenë tashmë e vështirë, dhe tani duhet të përballemi edhe me këtë dëm. Fatmirësisht kemi marrë mbështetje nga komuniteti, por rindërtimi do të jetë një sfidë e rëndësishme”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×