3 skuadra në kryesim, A.Villa, Lyon dhe Midtjylland udhëheqin Europa League

Të enjten në Europa League u zhvillua edhe raundi i 6 dhe i fundit për 2025 i fazës së ligës, aty ku për momentin janë 3 skuadrat që kryesojnë renditjen me kuotë të njëjtë pikësh plotë 15.

Aston Villa e Unai Emery mundi 1-2 në trasfertën zvicerane Baselin e Xherdan Shaqirit, duke koleksionuar fitoren e 5 sezonale në Europa League. Guessend kaloi në avantazh miqtë që në minutën e 12, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 34 me Danililuc. Megjithatë anglezët nuk hoqën dorë nga sulmet e u shpërblyen me golin e Tielemans 8 minuta nga nisja e pjesës së dytë për të koleksionuar 3 pikët.

Me rezultatin 2-1 fiton edhe Lyon, me francezët që mposhtën në shtëpi holandezët e Go Ahead Eagles. Të 3 golat e sfidës u realizuan  brenda 11 minutave të para të ndeshjes. Morerira dhe Sulc shënuan për ekipin e Fonsecës, ndërsa barazimi i përkohshëm erdhi nga Smit.

Midtyjlland është skuadra surprise këtë sezon pas 6 raundeve të para në Europa League. Skuadra daneze fitoi edhe në sfidën e së enjtes përballë belgëve të Genk, ku për 3 pikët mjaftoi vetëm një gol i Cho Gue-Sung.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×