
Nga Elbasani, ku po mban Foltoren me simpatizantë dhe qytetarë të këtij qyteti, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka rikthyer në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku.
“E mori Ramën për fyti, shkon nesër në zyrë. Në Ankara nuk e mori lubia Ramën, e mori Rama lubinë. Ndaj ajo diktoi cdo gjë dhe GJK I hoqi masën e pezullimit. Cfarë do të bëjmë ne”, tha Berisha duke vijuar se PD do të nisë revoltat pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë.
“Ne do të ngrihemi dhe nuk do të ndalemi. Ne do të ngrihemi me ata që janë gati. 3 mijë shqiptarë janë gati që nesër. Nuk rrihet më. Urdhëro e liroi, për tu zgjedhur kryetari i SKAP-ot duhet të shkojë e gjithë bota. Do ti kundërvihemi Edi Ramës, është në gjak me ne për votën, o do fitojmë për votën e lirë ose do të shuhemi.
Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD, fillojnë revoltat dhe nuk ndalen deri në largimin e Edi Ramës. Ne do jemi ditë e natë cdo ditë, para kryeministrisë derisa të rrëzojmë Edi Ramën”, tha Berisha.
Sali Berisha: E mori Ramën për fyti, shkon nesër në zyrë. Në Ankara nuk e mori lubia Ramën, e mori Rama lubinë. Ndaj ajo diktoi cdo gjë dhe GJK I hoqi masën e pezullimit. Cfarë do të bëjmë ne? Ne do të ngrihemi dhe nuk do të ndalemi. Ne do të ngrihemi me ata që janë gati. 3 mijë shqiptarë janë gati që nesër. Nuk rrihet më. Urdhëro e liroi, për tu zgjedhur kryetari i SKAP-ot duhet të shkojë e gjithë bota. Do ti kundërvihemi Edi Ramës, është në gjak me ne për votën, o do fitojmë për votën e lirë ose do të shuhemi.
Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD, fillojnë revoltat dhe nuk ndalen deri në largimin e Edi Ramës.
Ne do jemi ditë e natë cdo ditë, para kryeministrisë derisa të rrëzojmë Edi Ramën.
and then