Aksident fatal me një të vdekur në kantierin e shkollës në Polis të Elbasanit, arrestohet administratori

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marius Saliaj, 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi u krye pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis i bashkisë Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi Shpëtim Mejdani, 57 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë kryerjes së punës dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për verifikimin e respektimit të masave të sigurisë teknike në kantier. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×