Debati për vendimin e Kushtetueses, tre gjyqtarë të karrierës kundër rikthimit të Ballukut në detyrë

Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar vendimin e GJKKO-së që e kishte pezulluar nga funksioni.

Vendimi është marrë mes një ndarjeje të qartë brenda trupës gjykuese, jo vetëm në qëndrime, por edhe në profil profesional.

Sipas burimeve nga brenda Gjykatës Kushtetuese, 5 anëtarë votuan kundër vendimit të GJKKO-së, duke hapur rrugën për rikthimin e Ballukut në detyrë. Këta janë Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Genti Ibrahimi, Sandër Beci dhe Marjana Semini.

Të përbashkëtat mes tyre nuk janë vetëm në votë, por edhe në origjinën profesionale, pasi asnjëri prej tyre nuk vjen nga sistemi gjyqësor i karrierës. Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, ata kanë ushtruar role si akademikë, avokatë, noterë, këshilltarë ligjorë apo drejtues institucionesh, por jo si gjyqtarë që kanë dhënë drejtësi në gjykata.

Në krahun tjetër, 3 anëtarët që mbështetën vendimin e GJKKO-së, duke argumentuar ligjshmërinë e pezullimit, janë Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Ilir Toska. Ndryshe nga pesëshja kundërshtuese, të tre vijnë nga sistemi gjyqësor, me karrierë të gjatë si gjyqtarë në gjykata të rretheve, apel dhe institucione të larta të drejtësisë.

Kjo ndarje ka nxjerrë në pah një debat të fortë institucional; a duhet të peshojë më shumë përvoja akademike dhe administrative, apo përvoja konkrete në gjykim penal, sidomos kur bëhet fjalë për vendime të marra nga GJKKO ndaj zyrtarëve të lartë?

Vendimi i Kushtetueses, që çoi në rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë, po shihet nga kritikët si një sinjal problematik për hetimet ndaj pushtetit ekzekutiv.

Fakti që vendimi u imponua nga gjyqtarë që nuk kanë qenë pjesë e sistemit gjyqësor, ndërsa u kundërshtua nga ata që kanë ushtruar realisht funksionin e gjykatësit, thellon debatin publik mbi përbërjen, rolin dhe balancat reale brenda Gjykatës Kushtetuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×