“Dhimbje e thellë”, Delina Ibrahimaj fjalë prekëse për Elizabeta Katiaj pas ndarjes nga jeta: Ishte frymëzim për gratë sipërmarrëse. Ikja e saj humbje e madhe për diasporën!

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë pas ndarjes tragjike nga jeta të Elizabeta Katiaj, një figurë e shquar e diasporës shqiptare dhe mbështetëse e fuqizimit të grave sipërmarrëse.

Në një mesazh ngushëllimi, ministrja theksoi përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë e Katiaj, që sipas saj do të mbeten frymëzues për të gjithë ata që besojnë në rolin e grave në zhvillimin e biznesit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ibrahimaj i dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerës, duke e përshkruar humbjen si një boshllëk të madh për komunitetin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×