“Do vijoj takimet me demokratët”, Salianji pas Kryesisë: Çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Vendimmarrja e PD e paqartë, përgjegjës Flamur Noka

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji në një prononcim për mediat, ka deklaruar se do të vijojë takimet me demokratët për riorganizimin e PD dhe kthimin e shpresës tek strukturat e djathta, për ta bërë PD alternativë qeverisëse.

I pyetur për zhvillimet politike të cilat u diskutuan gjatë mbledhjes së Kryesisë e cila u shoqërua me debate, Ervin Salianji tha se vendimarrja e PD është e paqartë dhe përgjegjës për këtë bëri Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën.

“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.

Gazetarët: Mbledhje kundër jush?

Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×