“Duhet të kërkojmë falje publike, ta gëzojë Rama Avokatin e Popullit”/ Zbardhet debati me dyer të mbyllura në mbledhjen e Kryesisë së PD

Mbledhja e Kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta sa i takon firmave të hedhura për Endri Shabanin, si kandidaturë për Avokatin e Popullit dhe lëvizjen e nisur nga Ervin Salianji në mbarë vendin për riorganizmin e partisë.

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka sjellë me detaje pjesë nga diskutimet e debatet në mbledhjen e kryesisë në të cilën u diskutua për firmat e deputetëve të PD për kandidaturën e Endri Shabanit dhe aksioni politik i PD dhe nevoja e riorganizimit të partisë.

Noka: Pas daljes së mediave, sipas pikës 1 të rendit të ditës, e vetmja pikë në rend dite, fillojnë diskutimet për protestën.

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Bislimi Ahmetaj: Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz.
Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.

Noka: Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.

Salianji: Janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD. Pse sot, që nuk mendojnë si ju, janë kundër këta?! Po këta emrat e PS pse nuk i përmendni ju në publik?

Noka: Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi yt (Salianjit).

Salianji: Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi.

Noka: Në Gjirokastër nuk kishe kryesi.

(Salianji lexon gjithë emrat e kryesisë)

Salianji: Mbi 80% e kryesisë dhe salla plot, por edhe sikur, pse nuk shkon ti, Flamur, apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushë sallat?
Avokati i Popullit ishte gabim strategjik. PD duhet të shkonte me një kandidat. E kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama. Nuk mund t’u thuash deputetëve që firmosni kë të doni dhe pastaj thua pse na e hodhi Rama. Duket si pazar te njerëzit dhe ti, Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur te Rama.

(Ndërhynë Noka…)

Salianji: Mos më ndërhy, se është fjala ime. Mendoj që pas kësaj të vëmë mend. Mos ulemi më me Ramën as te reforma zgjedhore, as te territorialja. Të japim propozimin tonë. I imi është të hapen listat, të kemi koalicione parazgjedhore dhe të ndryshojë mënyra e votimit për diasporën. Dhe te territorialja të propozojmë bashkitë sipas propozimeve të demokratëve dhe qytetarëve.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona dhe duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

Bled Himçi: Po e rregulloj vetëm drejtshkrimin, gramatikën dhe pikësimin, pa ndryshuar asnjë ide, ton apo përmbajtje:

Bled Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së.
Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.
Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.

Berisha: Takimet i kam konsideruar private.

Salianji: Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.

Alizoti: Jemi në një situatë të vështirë. Shqiptarët janë të mërzitur me Ramën dhe Ballukun, për vjedhjet e tyre të mëdha. Mediat e pushtetit, me këtë mbledhje duan që të kanalizojnë zemërimin e njerëzve tek ne. Nuk duhet ta lejojmë këtë, duhet t’u tregojmë të gjithëve që jemi bashkë. Kjo është e vetmja shpresë për shqiptarët.

Këlliçi: Sa i takon protestës unë mendoj se duhet të kemi të qartë çfarë do bëjmë. Cili është plani a, cili është plani b dhe cili plani c. Ne duhet të vijojmë aksionin tonë, me këtë protestë të fuqishme, të egër dhe duhet të kërkojmë e punojmë që në shesh të jenë sa më shumë njerëz. Pra 22 dhjetori nuk duhet të jetë shëtitje. Dua të bëj edhe një propozim. 22-shi është e hënë, mos duhet ta çojmë të dielën?

Berisha: Edhe sikur 300 të jenë, ne do t’u përgjigjemi. Nuk ka rëndësi pjesmarrja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×