“E kam dëgjuar nga Berisha çfarë tha babi në dhjetorin e ‘90”, Azem Hajdari: Ai vuri fëmijët garanci kur iu vu në dyshim besimi

Azemi i ri, gjatë intervistës në studion e emisionit “Kjo Javë”, tregoi ndër të tjera gjatë bisedës me moderatoren Nisida Tufa dhe një moment deciziv në aktivitetin politik të të jatit, lëvizja e dhjetorit ku Azem Hajdari ishte lider dhe shumë prej pjesëmarrësve nuk dinin kujt t’i besonin.

“Kjo foto me xhuboksin tipik të babit, më ka bërë më shumë përshtypje, është nga takimi i studentëve me Ramiz Alinë.

Aktiviteti në atë kohë ishte dinamik dhe agresiv dhe një moment, disa nga pjesëmarrësit në lëvizje ngaqë nuk kishin informacion, nuk dinin kujt ti besonin dhe një moment i kanë thënë babit se nuk e dimë nëse je ti tradhëtari.

Babai një moment, kapet tek supet e shokëve të tij dhe thotë: Nëse unë ju tradhëtoj ju, djalit tim Kirit dhe vajzës time Rudinës ia vë thikën në bark. E kam dëgjuar nga doctor Berisha. Dhe nga kjo fjali, studentët u shtangën. Ai vuri fëmijët garant dhe ata heshtën dhe pjesëmarrësit në lëvizje mbështetën babin”, tha Azemi.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×