“Hajdutët e Belindës festuan dje me fishekzjarrë”, Luan Baçi: Balluku s’i shpëton dot burgut! Shumë shpejt ajo do të flasë për Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu në detyrë Belinda Ballukun.

I ftuar në emisionin ‘News24 Fundjavë”, Baçi theksoi se pavarësisht këtij fakti, Balluku nuk i shpëton dot burgut.

“Në datën 22 janar është dhe seanca për gjykimin e kësaj çështje dhe besoj se do të jetë në pritshmërinë e socialistëve të Belindës dhe banda e hajdutëve të saj në Fier, që hodhën dje fishekzjarrë. Mbledhja e Kryesisë do të trajtojë dhe gjëra të tjera. Ata, socialistët, krijojnë një imazh të zonjës Balluku se ajo ka të drejtë, një format për ta inkurajuar atë. Që gjatë kësaj kohe, të bëjë disa gjëra të tjera, të punojë disa persona në Fier, që i ka ‘blerë’ gjatë fushatës. Rama po e mban fortë Ballukun, s’po e lëshon. Por besoj se ajo do të flasë. Ballukun e shoh vetëm në burg. Nuk ka rrugë tjetër, sado që ta zgjasë. E izoluar brenda kufijve, ajo duhet të jepte dorëheqje po të kishte moral. Do të fitonte shumë pikë dhe në opinion, jo të socialistët e saj, hajdutët e saj, por te qytetarët. Do të zhbënte atë imazh që ka krijuar, ku ka futur duart kudo, me joshje, presione e blerje. Ajo ka rrezik arratisjeje. Mendoj se në 22 janar, vendimi do jetë krejt i kundërt. S’ka organ drejtësie që e shpëton Ballukun.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×