I dehur në timon përfshihet në aksident dhe përplaset me tunelin, plagoset rëndë pasagjeri, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të Pogradecit, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tunelin. Për pasojë, është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. Z., 31 vjeç, si dhe pasagjeri E. T., 32 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A.Z, 31 vjec, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec. Gjatë kohës që po drejtonte automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe i ka rënë murit anësor të tunelit. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri shtetasi E.T, 32 vjec, banues në Memëlisht që u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Nga verifikimet që Policia ka kryer, dyshohet se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit, ka qenë në gjendje të dehur.”, citon policia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×