
E vështirë për t’u besuar, por vizita e Leo Messit në Indi është kthyer në një ngjarje madhështore, e denjë për vizitën e një lideri të madh politik apo fetar. Që nga momenti kur zbarkoi në aeroport, Messi dhe miqtë e tij, pjesë e Inter Miami, u shoqëruan nga forca të shumtë sigurie të armatosur rendë. Në çdo lëvizje të tij, Messi shoqërohej me eskortë pasi fansat që e prisnin në rrugët e Kalkutës ishin me mijëra.
Për shkak të sigurisë së tij dhe rendit publik, Messi nuk ishte i pranishëm gjatë momentin ku u zbulua statuja e tij, një strukturë hekuri prej afro 22 metrash e lartë, e cila vlerësohet si statuja më e lartë që i është dedikuar Leo Messit.
Ylli argjentinas ishte i pranishëm fizikisht në stadiumin “Salt Lake” në Kalkuta, së bashku me Luis Suarez dhe Rodrygo de Paul, dy shokët e tij tek Inter Miami. Edhe në këtë rast, Messi dhe miqtë e tij ishin të rrethuar nga forca të shumta sigurie.
Sulmuesi argjentinas nuk qëndroi më shumë se 20 minuta në stadium, pasi tifozët e pranishëm nisën duke hedhur shishe dhe stola, madje shkatërruan edhe një pjesë të rrethimit në stadium. Messi ndodhet në Indi si pjesë e një turi, ku përveç Kalkutës do të vizitojë edhe qytete të tjera si Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi.
and then