Kampionati i vajzave/ Kryesfida Gramshi – Vllaznia do të luhet në ”Shtëpinë e Futbollit”, njihuni me ndeshjet e tjera të javës

Java e 9-të e kampionatit të vajzave do të zhvillohet e gjitha në fundjavë.

Apolonia do të përballet me Lushnjen të shtunën në ora 11:00. Në po të njëjtën ditë, Teuta do të presë Kinostudion në shtëpi, me sfidën që është programuar të nisë në ora 12:30.

Sakaq, të dielën do të luhen dy përballjet e tjera të kësaj jave. Gramshi – Vllaznia pritet të jetë kryesfida e kësaj jave që do të luhet në ora 13:30 në ambientet e ”Shtëpisë së Futbollit”.

Në takimin përmbyllës të javës së 9-të, Atletik Klub do të luajë kundër Partizanit në ora 14:00.

Java 9

Apolonia – Lushnja, 13 dhjetor, ora 11:00

Teuta – Kinostudio, 13 dhjetor, ora 12:30

Gramshi – Vllaznia, 14 dhjetor, ora 13:30

Atletik Klub – Partizani, 14 dhjetor, ora 14:00



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×