“Kush ishte afër babait, ndjehej sikur ishte me ushtrinë”, djali i “Heroit të Demokracisë”: Berisha më merrte në prehër dhe më tregonte sa trim ishte Azemi

Djali i Azem Hajdarit ka rrëfyer me detaje kujtimert nga periudha e fëmijërisë, kur në shtëpinë e tij vinte lideri i opozitës, Sali Berisha.

Azemi i ri thotë se sa herë vinte, Berisha e merrte në prehër dhe i tregonte se sa trim ishte babai i tij.

“Kush ishte afër babait, ndjehej sikur ishte me ushtrinë. Më ka treguar një moment kur Azemi ishte në protestën që po zhvillonte PD dhe dikush hedh një granatë. Babai hidhet ta presë pa pyetur se sa rrezik kishte”, ka treguar djali i Azem Hajdarit.

Ai ka treguar se sikurse i jati dhe motra e tij Rudina, atij i pëlqen të merret me politikë.

“Unë jam besimtar dhe ndoshta një ditë do të jem në politikë dhe do të kem ndikim të mirë në jetën publike. Unë dua të lë dicka të mirë në jetë. Mendoj se politika ka një rëndësi të vecantë në pjesën e besimit shpirtëror”, tha Azemi.

Ai u shpreh se nëse do t’i futet politikës, emri që ai mban, do të rrisë përgjegjësinë për të nderuar emrin e tij.

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×