
Ervin Salianji, i cili ka shkuar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka folur pak para nisjes së takimit. Ai tha për mediat se ishte pro protestave, madje duke shkuar më tej, te revoltat popullore kundër Qeverisë.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, – tha Salianji.
and then