
Në Milano, Tare dhe Allegri, nuk flasin për titull, por është e qartë që ky objektiv josh pa fund “djallin”, fundja janë në lojë vetëm në Serie A. Pa presionin e këtij objektivi, pasi prioritet është të rikthehen në Champions, janari pritet të tregojë më shumë mbi këtë objektiv pasi Allegri-t i duhen disa përforcime cilësore për të rivalizuar me ekipe si Napoli apo Inter.
Tare ka në dorë një listë me dëshira, ku objektivi kryesor, emergjent, është gjetja e një qendërsulmuesi të ri pasi Gimenez dhe Nkunku nuk japin garanci. Sigurisht pas një merkatoje vere ku shpenzoi jo pak, në janar Tare është i detyruar të gjejë një objektiv me kosto të ulët.

Sipas Corriere dello Sport, në skenë ka dalë emri i Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian e ka të vështirë të gjejë hapësira tek Arsenal dhe me Botërorin në dritare, Gabriel Jesus është gati të largohet nga Londra pasi dëshira e tij është të jetë në Amerikë.
Pengesa më e madhe për të arritur te Gabriel Jesus është paga e tij e frikshme, 14 milionë paund në sezon, Milan e ka të pamundur t’ia ofrojë një shifër të tillë. Për 6 muaj, Tare ka në dispozicion vetëm 3 milionë euro pagë, kaq mund t’i ofrojë brazilianit, duke i kaluar topin këtij të fundit. Opsione të tjerë për sulmin e Milan janë Zirkzee dhe Fullkrug.
and then