Pas denoncimeve të gazetarit të News24, inaugurohen poltronët e rinj në Onkologjik

Pas denoncimeve të vazhdueshme të gazetarit Osman Stafa në Spitalin Onkologjik, për mungesën e poltronëve, vendit ku sipas protokollit duhet të kryhen kimiot, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka përuruar ambientet e reja dhe të rikonstruktuara të hapësirës ku personat që luftojnë me tumoret do të kryejnë terapitë e tyre.

Në Spitalin Onkologjik kanë qenë 19 poltronë dhe numri i pacientëve në ditë që bënin kimioterapi ishte mbi 100. Në mungesë të poltronëve, pacientët përfundonin duke bërë kimioterapi nëpër karrige, duke qëndruar pa lëvizur për orë të tëra. Ndërsa tani spitali do të ketë 30 poltronë, të cilët sërish janë të pamjaftueshëm për numrin e lartë të personave që kryejnë kimioterapi çdo ditë.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se kushtet në Spitalin Onkologjik tashmë janë si në vendet evropiane, ku ajo ka punuar. Ministrja Evis Sala zgjodhi mbrëmjen e së premtes për të shkuar në Spitalin Onkologjik, në një kohë kur aty nuk kishte asnjë pacient, për të inauguruar ambientet e reja dhe poltronët e rinj. Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë deklaron se Spitali Onkologjik është si në vendet evropiane, prej 5 muajsh brakiterapia nuk funksionon për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik, mungon një PET-scan, shumë i rëndësishëm për diagnostikimin, etj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×