VIDEO/ Protesta tek kryeministria, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” përplasen me policinë

Sic ishte lajmëruar, Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, nisën protestën e tyre para Kryeministrisë pasditen e së shtunës rreth orës 17:00, por menjëherë kanë nisur përplasjen me Policinë e Shtetit.

Policia
Policia

Protestuesit janë përleshur me efektivët të cilët, siç raportohet, nuk lejojnë vendosjen e një gjeneratori aty.

Policët janë përplasur me njerëzit e pranishëm në protestë dhe me vetë Lapajn, siç shihet nga video e publikuar prej vetë kreut të Shqipëria Bëhet në llogarinë e tij në Facebook.

Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×