Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje, makina përfundon në kanal. Çifti i bashkëshorteve transportohen në spital

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti. Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×