Balluku u kthye në detyrë/ Berisha: Vendimi i Kushtetueses i shkruar në zyrën Ramës pas presioneve. I dha “lubi” Ballukut kohë për të falsifikuar dokumentet

Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët u shpreh kryeministri Edi Rama i bëri presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ballukut.

Ai theksoi se me këtë vendim i dha kohë Ballukut që të shkatërrojë provat.

“Rama i imponoi GJK të firmosë licensën për vjedhjet nga ai, e ministrat e tij. Vendimi i GJK i shkruar në zyrën e Edi Ramës pas presioneve të jashtëzakonshme, në kuptimin më të vërtetë është licensë për Ramën, familjen e ministrat e tij që të vjedhin sa më shumë shqiptarët. Vendimi i shkruar në zyrat e Ramës tejkalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar. Duke anuluar pezullimin e Lubi ballukut dhe duke i dhënë kohë asaj të falsifikojë cdo dokument”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×