La Liga/ Barça vijon dominimin, 7 fitore radhazi për katalansit, Atletico vuan, por gjen fitoren ndaj Valencia-s

Në “Camp Nou”, Barcelona vazhdon marshimin e saj të pamëshirshëm në krye të La Liga-s, duke mposhtur Osasunën 2-0 dhe siguruar fitoren e shtatë radhazi. Ndeshja u karakterizua nga një pjesë të parë të dominuar nga Barça, por që nuk arriti të gjejë golin. Ferran Torres pati një mundësi të artë me një roveshatë, por topi kaloi pak jashtë, ndërkohë që Yamal provoi një goditje nga jashtë zone, por Herrera ishte në vendin e tij.

Në pjesën e dytë, Raphinha zhbllokoi rezultatin në minutën e 70-të, me një goditje precize nga jashtë zonës pas një asistimi të Pedri. Pas këtij goli, Osasuna u mundua të reagonte, por Raphinha shënoi sërish në minutën e 82-të, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtësit Catena, që nuk e pasoi si duhet topin dhe e devijoi drejt portës së tij. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në 43 pikë, shtatë më shumë se Real Madrid, ndërsa Osasuna mbetet në 22 pikë.

Ndërkohë, në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Valencian në një përballje të nxehtë. Atletico Madrid  kaloi në avantazh në minutën e 17-të falë një goditjeje të Koke nga brenda zonës. Edhe pse Valencia tentoi të reagonte, një gol i Pepelu u anulua për pozicion jashtë loje të Hugo Duro.

Në pjesën e dytë, Valencia arriti të barazonte me një gol të shkëlqyer nga Beltran, që e mposhti Oblak me një goditje të fuqishme nga distanca. Por, Atletico Madrid nuk vonoi dhe në minutën e 74-të, Griezmann realizoi një gol të mrekullueshëm pas një kontrolli të përkryer të topit me këmbën e majtë, duke rikthyer avantazhin për madrilenët. Një mundësi e dytë për Sorloth u anulua për pozicion jashtë loje, por kjo nuk e ndali Atletico-n të merrte tre pikë të vlefshme, që e çojnë në 34 pikë, ndërsa Valencia mbetet me vetëm 15.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×