
Kreu i PD Sali Berisha tha se më 22 dhjetor do të nisë beteja e opozitës, betejë e cila do ndërpritet vetëm me rrëzimin e pushtetit. Gjithashtu shtoi se do të vazhdojë deri në krijimin e qeverisë teknike.
“Ata që zgjedhin të bëhen zhurmues të Edi Ramës dhe të punojnë haptas kundër PD madje kanë ndarë edhe kandidatë të Bashkisë së Tiranës. Ata janë fals. Nuk kanë asnjë të përbashkët me demokratët. Por kjo është koha e misionarëve”, tha ai.
Berisha dha edhe një koment për zgjedhjen e Endri Shabanit Avokat Populli, duke thënë se mazhoranca tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë.
“Ne duke menduar se interesi i qytetarëve është të kenë Avokat në këtë shtet ku dhunohen të drejtat. Me aktin që kreu Rama, zgjedhjen e Shabanit, Avokat Populli pasi opozita kishte tërhequr firmat ndaj tij, tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë. Kryesia e PD mori vendimin të ndërpresë çdo bashkëpunim me mazhorancën e krimit”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha u pyet nga qytetarët se çfarë pret nga Gjykata më 22 janar lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. Berisha tha se tanimë s’ka asnjë vlerë dhe se sipas tij janë dhënë shuma marramendëse për këtë çështje.
“Vendimi me 22 janar duhet të ishte për masën e sigurisë. Por masa e sigurisë u hoq. Është vendim “pas vdekjes”. Skam ë asnjë vlerë. Rama Fitoi. Janë derdhur shuma kolosale. Pasi mori licencën e dëgjuat se si sulmoi sot”, tha ai.
and then