Premier League/ Arsenal fiton në “frymën e fundit” dhe ruan kryesimin, sukses për Liverpool e Chelsea

Në Premier League u zhvilluan të shtunën  përballje të rëndësishme. Arsenali arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Wolverhamptonit në “Emirates”, falë dy autogolave. Pas një dominance të gjatë dhe shumë rasteve të krijuara, avantazhi erdhi në minutën e 70-të pas një goditjeje këndi të Bukayo Sakas, ku topi përfundoi në rrjetë pas një devijimi fatkeq të portierit Johnstone. Wolverhamptoni barazoi në minutën e 90-të me Arokodaren, por Arsenali reagoi menjëherë dhe në minutën e 94-të siguroi tre pikët me një tjetër autogol, këtë herë të Mosqueras. Me këtë sukses, Arsenali shkëputet përkohësisht në krye, ndërsa Wolverhamptoni mbetet i fundit në renditje.

Fitore të pastër shënoi edhe Liverpooli, që mposhti 2-0 Brightonin në “Anfield”. Hugo Ekitike ishte protagonisti absolut, duke shënuar të dy golat e takimit. Mohamed Salah, i futur në lojë pas dëmtimit të Joe Gomez, dha asistin për golin e dytë dhe hyri në histori, duke u bërë lojtari me më shumë kontribute direkte golash me një klub të vetëm në Premier League. Liverpooli ngjitet në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Brightoni ndalet në 23.

Tri pikë të rëndësishme mori edhe Chelsea, që fitoi 2-0 ndaj Evertonit në “Stamford Bridge”. Cole Palmer hapi ndeshjen në minutën e 21-të, duke shënuar në rikthimin e tij para tifozëve, ndërsa Malo Gusto vulosi rezultatin në fund të pjesës së parë. Me këtë fitore, Chelsea arrin 28 pikë dhe rikthehet te suksesi pas disa javësh pauzë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×