“Vrasësi i heshtur”, stresi dhe rreziku real për zemrën/ Mjekja Eva Duraku: Rritet numri i të rinjve të prekur. Ja simptomat kryesore që shfaqen

Në një intervistë në “News24 Fundjavë”, Eva Duraku mjeke kardiologë, foli për sëmundjet e zemrës , ndikimin e stresit dhe kujdesin që duhet treguar.

Ajo shpjegoi se sëmundjet e zemrës shpesh ngatërrohen me stresin dhe ankthin. Gjithashtu këshilloi që të tregohet shumë kujdes me ushqimin dhe gjumin.

Gjatë intervistës, tha se stresi ka një impakt të madh dhe se duhet treguar shumë kujdes lidhur me problemet e zemrës.

“Stresi ka një impakt të madh. Por mund të kemi edhe shfaqje të ngarkesave kardiovaskulare. Një nga simptomat më të rëndësishme, mendoj që janë takikarditë. Mund të kemi rritje të vlerave të tensionit, dhimbje muskujsh. Edhe dhimbja kronike e kokës mund të jetë sinjal dhe gjithashtu edhe rritja e tensionit mund të shihet si sinjal”, tha ajo.

Gjatë intervistës në studio, Duraku tha se të rinjtë janë më të prirur të preken pasi priren më shumë drejt situatave që kanë më shumë stres apo ngarkesë.

“Ka një gërshetim, por stresi zë vend të rëndësishëm tek moshat e reja. Sepse mund të themi që janë më të prirur drejt situatave që kanë më shumë stres apo ngarkesë. Por edhe një jetë më në adrenalinë të përditshme, më e madhe se ç’duhet, kjo nuk ndikon mirë. Por pjesa e stresit kronik si tek gratë dhe te burrat mund të themi që ndikon keq”, u shpreh mjekja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×