
Autoritetet italiane kanë çmontuar bandën e trafikut të drogës që vepronte në linjën Foggia-Shqipëri.
Sipas mediave italiane 24 persona janë vënë në pranga, ku 19 prej tyre janë nën masën e sigurisë Arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë në Arrest Shtëpie.
Këta persona dyshohen për përfshirje në trafikim, posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Hetimi filloi me mbikëqyrjen e një shtetasi 36-vjeçar shqiptar me precedent penal, i cili nga hetuesit besohet të jetë kyçi dhe forca lëvizëse e trafikut të kokainës në zonën e Foggias.
Shqiptari, me një bazë operative të vendosur në qytet, dyshohet se menaxhonte blerjen me shumicë të drogës, të importuar nëpërmjet kanaleve të bashkatdhetarëve të vendosur në Italinë Veriore.
Individët e përfshirë në aktivitetin e paligjshëm janë shtetas italianë, shqiptarë, gjeorgjianë dhe rumunë, të moshës midis 23 dhe 61 vjeç.
Fitime prej 200 mijë eurosh në muaj
Rrjeti kriminal ishte në gjendje të kontrabandonte midis 5 dhe 10 kilogramë kokainë në provincën e Foggias në muaj. Droga, e blerë me mbi 22 euro për gram, rishitej në tregun e hapur për midis 30 dhe 50 euro për gram, varësisht nga sasitë e kërkuara. Fitimet mujore të organizatës vlerësohen në afërsisht 200,000 euro.
Gjatë hetimit, doli në pah cilësia e lartë e substancës që po trajtohej, ku droga u gjet në cilësinë 96% i pastër.
Të dyshuarit përdornin depo të ruajtura për të ruajtur dhe paketuar drogën, e cila pothuajse gjithmonë dorëzohej “e pastër”. Për më tepër, ndjekja dhe vëzhgimi i korrierëve çoi në identifikimin e shtatë të dyshuarve që banonin në provincën e Parmës, të cilët dyshohet se krijuan një rrjet shtesë të pavarur të trafikimit të drogës me një xhiro edhe më të madhe.
Për t’iu shmangur kontrolleve, të arrestuarit përdorën taktika të sofistikuara, duke përfshirë fshehjen e drogës në makina me funde të rreme dhe përdorimin e aplikacioneve me biseda të inkrimtuara për komunikim. Transferimi i të ardhurave, i destinuar për në Shqipëri, ishte gjithashtu nën shqyrtim: ai u krye nëpërmjet shoferëve të autobusëve dhe kamionëve. Gjatë një transferimi të tillë në janar, karabinierët sekuestruan 40,000 euro në para të gatshme në një zonë pushimi në autostradën SS 16.
Në të njëjtën kohë me ekzekutimin e masave paraprake, karabinierët lëshuan nëntë urdhra për seancë paraprake dëgjimore për nëntë të dyshuar nën hetim për të njëjtat krime.
and then