“Betejë, deri në qeveri teknike!”, Berisha i prerë: Nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me mazhorancën e krimit dhe drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është treguar i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, pas ngjarjeve që rrodhën pas zgjedhjes Avokatit të Popullit.

Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se opozita do të nisë betejën me protesta, deri në qeveri teknike.

“Nuk ka më bashkëpunim me mazhorancën e krimit dhe drogës. Ne nisim betejën tonë si rrugën e vetme për qeveri teknike.
Adriatik Lapaj ka nisur një aksion që e mbështet. Ai zotëri ka vendosur që të bëjë maksimumin e tij. Kaq mund të them për të.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×