“Dilni në zonat zgjedhore dhe takoni elektoratin”, zbulohen porositë e Ramës për deputetët e PS-së

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Grupin Parlamentar të PS ka bërë të qartë se deputetët e PS duhet të jenë aktiv, sidomos në zonat ku janë zgjedhur. Rama ka theksuar se duhet të jenë në takime me elektoratin.

Gjithashtu News24 mëson se Rama u ka kërkuar deputetëve të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE.

Mbledhja e grupit të PS ka nisur në orët e para të mëngjesit. E pranishme në këtë mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×