“Duheshin ndjekur shkallët e gjyqësorit”/ Joana Qeleshi: Kthimi i Ballukut në detyrë u arsyetua me vetëm një fjali nga Kushtetuesja! Pjesëmarrja e saj në seancë…

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, në “Studio24” ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e Belinda Ballukut në detyrë.

Ajo u shpreh se vendimi Gjykatës Kushtetuese, pra i shumicës, ishte i argumentuar me vetëm një fjali ndërkohë nga ana tjetër pakica e ka argumentuar gjatë mendimin e saj.

“Kryeministri ka ngritur një konflikt kompetencash. Çdo qytetar sa kohë nuk ka vendim të formës së prerë prezumohet i pafajshëm.
Masa e sigurisë e marrë ndaj ballukut është një masë ndaluese.
Edhe Balluku ka ankimuar masën në Apelin e GJKKO. Vendimi i GJK për pezullimin e masës së sigurisë ishte e papritur sepse nuk ka asnjë precedent të tillë. Vendimi i shumicës ka vetëm një fjali, ndërsa mendimi i pakicës ishte më i argumentuar, ishte tre faqe. Thuhet në të që nuk ka një precedent tjetër mes të tjerash ndërsa nuk sqarohet nga shumica se cilat janë pasojat që sjell mos qëndrimi i Ballukut në detyrë. Mund të ishin ndjekur shkallët e gjyqësorit”, tha ajo.

Në lidhje me faktin nëse në seancën e 22 janarit do të jetë i pranishëm kryeministri Rama apo zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, Qeleshi u përgjigj: Balluku nëse do të priste fillimisht Apelin, pra shkallët e gjyqësorit do të mund të ishte e pranishme në seancë nëse do të donte. Por ankimimi është bërë nga kryeministri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×