
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Blushi ka sulmuar ashpër qeverinë dhe mazhorancën se kjo e fundit është e zhytyr në korrupsion, ndërsa u ndal te ‘Ligji për sinjalizuesit’.
Blushi iu referua raportit të fundit të Barometrit të Ballkanit, sipas të cilit rreth 50% e bizneseve në Shqipëri pranojnë se paguajnë ryshfet në administratë, duke theksuar se pas nëntë vitesh qeverisjeje, mazhoranca ka dështuar të ndërtojë një sistem funksional sinjalizimi. “Kur një ligj ka dështuar për nëntë vite, çfarë garancie kemi se nga viti 2026 do të funksionojë?”, u shpreh ai, duke shtuar se mazhoranca ka pasur të gjithë pushtetin dhe kontrollin e administratës, por nuk ka ndërtuar asnjë mekanizëm real kundër korrupsionit.
Duke folur për rastet konkrete, Blushi solli në vëmendje ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilin e cilësoi si një nga “bilbilfryrësat” më të rëndësishëm të viteve të fundit. Sipas tij, paralajmërimet dhe denoncimet e Ahmetajt për afera si tuneli i Llogarasë dhe falimentimi i Air Albania-s rezultuan të gjitha të vërteta, por qeveria nuk mori asnjë masë.
“Çfarë garancie ka një sinjalizues i thjeshtë kur sheh që ish-zëvendëskryeministri denoncon korrupsionin dhe kërcënohet me jetë, deri në atë pikë sa detyrohet të kërkojë azil politik?”, pyeti Blushi, duke theksuar se Ahmetaj ka deklaruar publikisht se ai dhe familja e tij janë kërcënuar.
Blushi vuri në pikëpyetje edhe “moralin politik” të qeverisë për të propozuar një ligj të tillë, në një kohë kur, sipas tij, ka prova të qarta korrupsioni dhe kur një zëvendëskryeministre është e pandehur. Ai përmendi si shembuj konkretë rrugën Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Kardhiq–Delvinë, aeroportin e Vlorës dhe rrugën e Velipojës, investime publike me vlerë rreth 700 milionë euro, të cilat sipas tij janë shembur ose dëmtuar rëndë pas reshjeve të shiut. “Na flisni për sukses në luftën kundër korrupsionit, kur raportet serioze ndërkombëtare na rendisin sërish ndër vendet më të korruptuara në Evropë dhe ndër më të këqijat në botë për ryshfet”, deklaroi ai.
FJALA E PLOTE
Së pari, nuk është normale, ose më saktë, ju falenderoj që na kalisni durimin për të dëgjuar të tilla projektligje në Kuvendin e Shqipërisë, për më tepër sot kur është publikuar dhe raporti ose më saktë, Barometri i Ballkanit, sipas të cilit 50% e bizneseve në Shqipëri, i paguajnë rryshfet Administratës.
Së dyti, kur kemi një ligj, i cili ka dështuar në nëntë vjet, të ndërtojë një skemë sinjalizimi, cfarë na bind që mbas nëntë vitesh ne do të kemi një skemë funksionale.
I patët të gjitha mundësitë mazhorancën në Parlament, kontrollin e plotë të administratës, dështuat për ndërtimin e një sistemi sinjalizimi në nëntë vite.
Kush është garancia që ky sistem do të funksionojë nga viti 2026 tanimë e në vijim kur dështuat.
Së treti, meqë jemi te sistemi i “bilbil fryrësave”, tani këta që i kanë rënë bilbilit për këto aferat korruptive, janë ngjyrur, një ndër ta është ish-zv.Kryeministri juaj, Arben Ahmetaj, paralajmërimet ose bilbilfryrjet e të cilit , një vit e pak muaj më parë rezultuan të gjitha të vërteta dhe nuk morët asnjë masë.
Nga tuneli i Llogarasë tek falimentimi i Air Albania , pra janë afera të cilat kanë kosto të jashtëzakonshme për financat publike.
Cfarë garancie mund të ketë një sinjalizues i thjeshtë I administratës kur sheh q ëish- zv.Kryeministri paralajmëron, denoncon dhe asnjë nga denoncimet e tij nuk meren në konsideratë?
Pra kush është garancia është pyetja, për të kaluar te pyetja, që ju i jepni një sinjalizuesi.
Cfarë mbrojtje ligjore i jepni.
Kur Zv. Kryeministri deklaron që jam kërcënuar unë dhe familja ime , u detyruam të kërkojmë azil politik sepse denoncuam jo një, por disa afera u kërcënuam dhe ikëm jashtë.
Tani cfarë garancie i jepni ju një sinjalizuesi për të denoncuar korrupsionin në administratë.
Dhe më vjen keq që vetëm lufta kundër korrupsionit nuk u përmend, as nga ju as nga relatorja e Komisionit.
Thelbi i këtij ligji në fakt, sepse unë lexova dhe rekomandimet e Bashkimit Europian, është lufta kundër korrupsionit.
Aty ku jeni ulur sot ju znj.ministre , është ulur dhe drejtuesi i aso kohe i SPAK-ut, i cili tha një të vërtetë në fakt, nga pak të vërtetat që u detyrua të pranonte, që institucionet nuk bëjnë kallëzim penal në Prokurorinë e Posacme për luftën kundër korrupsionit.
Tani a ka vlerë që ju të na flisni ne për sinjalizues kur s’ka asnjë kallëzim penal për të parandaluar, se në fakt lufta kundër korrupsionit është së pari parandalim, nuk është konstatim.
Pra pasi janë vjedhur paret është e vështirë të rekuperohen.
Me cfarë morali politik, kjo qeveri, na sjell sot këtë ligj kur ka një zv. Kryeministre të pandehur.
A keni ju moral politik, a ka moral politik një mazhorancë, e cila provat për korrupsionin e të cilës janë evidente , sepse ne kemi dhe dy lidera opozite, por nuk ka një fakt penal.
Kur ndërkohë faktin penal për Belinda Ballukun e kemi në rrugën Qukës – Qafpllocë, tani ju thoni do sinjalizojmë ne luftën kundër korrupsionit.
Ndoshta unë prandaj justifikoj edhe kolegun Korreshi që qeshte, sepse në fakt është fyese për këtë Komision, kur sheh kolegë të një krahu tjetër që keqpërdoren dhe dhunohen në mënyrë kaq të pashpirt nga Edi Rama që ju detyron ju të lexoni gjëra që jam i bindur që as vet nuk i besoni
Edhe për këtë nuk jemi dakord.
Pra mënyrën se si ai ju trajton ju, sepse e pamë dhe me kolegen tuaj Sara Mile që tha më erdhi letra dhe unë jam e detyruar ta lexoj.
Po të paktën njeriu ka një dinjitet.
Pra lexoni gjëra që as vet nuk i besoni, sepse sim und të besosh luftën kundër korrupsionit në dorë të disa sinjalizuesve .
Dhe kur pikërisht sot, raporti i Barometrit për Ballkanin konfirmon që 50% e bizneseve në Shqipëri paguajnë rryshfet në administratë dhe askush nuk i denoncon.
Ose një pyetje tjetër, me thoni një rast të suksesshëm të një sinjalizuesi.
Pra është sinjalizuar një aferë korruptive ose dyshimi dhe është parandaluar në kohë, më jepni një element.
Kemi pesë kryevepra infrastrukturore, gjoja krenari e kësaj qeverie , që u shembën pas një rrebeshi shiu.
Qukës – Qafpllocë, Korcë – Ersekë, Kardhiq – Delvinë, aeroporti i Vlorës dhe rruga e Velipojës.
Vepra publike në total rreth 700 milionë euro investime që u tretën si oriz sapo ra shiu.
Kemi Arben Ahmetajn, paralajmëroi një vit e gjysëm para, do falimentojë tha Air Albania, nuk e besuan shumë, rezultoi e vërtetë.
Ndaj nuk kam asgjë me ju por duhet vërtet të kalitësh durimin, të dëgjosh se si ju dhe me vullnet ose pa vullnet nuk e di, ose të detyruar , detyroheni që të keqpërdoreni politikisht në këtë farë feje.
Të paktën kursejani vetës, na i kurseni edhe ne .
Ne jemi njohur me projektligjin, pot ë na flisni për suksese në luftën kundër korrupsionit kur sipas të gjitha indekseve , nuk po ju referohem denoncimeve të opozitës, por të gjitha raporteve serioze, jemi vendi i parë në kontinent për korrupsion edhe këtë vit.
Tani cfarë do thoni, ka sukses lufta kundër korrupsionit ?
Edhe këtë vit jemi vendi i dytë në botë për rryshfet.
Unë e lexoj në dy raporte , në raportin e tunelit të Llogarasë ku mungojnë dy ura , e lexoj dhe në raportin e rrugës Qukës – Qafpllocë ku u shemb rruga.
Unë e kuptoj që ju ende nuk e keni kuptuar se cfarë ka vjedhur Edi Rama me Belindën, port ë paktën lexoni atë cfarë thotë prokuroria politike.
Shkojmë së bashku si Komision në rrugën Qukës – Qafpllocë , e ndërpresim këtë komision këtu dhe e vijojmë Komisionin e Ligjeve tëk rruga Qukës – Qafpllocë.
Me këtë propozim dua ta mbyll, ose shkojmë në rrugën Korcë – Ersekë që u shemb një vit më parë dhe e bëjmë aty mbledhjen e Komisionit dhe flasim për luftën kundër korrupsionit ose te tuneli I Llogarasë.
and then