“Magazineri i Salillarit mori Portin e Vlorës 60 mln euro”, Berisha: Banka Digjitale është e Amant Josifit. Të gjithë janë ‘prestonome’, ja kush qëndron pas

Kreu i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij.

Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Berisha renditi një sërë denoncimesh, ku i radhës ishte edhe ai i Portit të Vlorës.

“Gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës, vinin bosët me miliardat e tyre, pra është e kotë të lidhmi me emra… Si në rastin e Salillarit që magazinieri i tij pensionist merr Portin e Vlorës 60 mln euro… Do na dalë si ai që mori bankën e bitcoin, një emër “banka digjitale ofshor”, ku emrat më të lakuar, për bitcoin janë Amant Josifi, Olsi Rama dhe ata që qëndrojnë pas. Pra të gjithë kanë vetëm një emër që është Edi Rama”, tha Berisha.

Më tej Berisha u shpreh: Ne jemi kundër çdolloj imuniteti për efekti të korrupsion. Në 2012 kam qenë iniciatorë i amandamentit me të cilin hiqej për efekte te hetimit.. Nëse ai amendament do të ishte votuar, nuk do ishim sot vendi i vetëm në Europë ku nuk luftohet korrupsioni.

GJK hoqi masën e pezullimit duke i krijuar mundësi Ramës dhe lubi Ballukut të shkatërrojnë çdo provë. Vuvuzelat e propagandës së tij kanë nisur me mesazhe… Por është koha e sovranit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×