
Në derbin e Stambollit, ndaj ish ekipit të tij Beshiktash, Ernest Muçi la gjurmë sërish, realizoi një tjetër kryevepër, goli i tij i 6-të në pak ditë, shifra të denja për një top-player. Sulmuesi kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer, i kthyer në lojtarin e momentin në Turqi.
Në minutën e 25-të, gjatë kohës kur Beshiktash kryesonte 0-2, Muçi i dha besim Trabzonspor ku me një goditje fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 1-2.
Derbi i Stambollit rezultoi një sfidë spektakolare pasi u realizuan edhe 3 gola të tjera. Në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3. Në këtë derbi, Muçi i dërgoi një mesazh të qartë Beshiktash, ekipit që ka në pronësi kartonin e tij dhe çdo skuadër tjetër që kërkon shërbimet e tij, Muçi është rilindur, këtë e vërtetojnë edhe shifrat.
Nga 24 nëntori deri më 14 dhjetor, Muçi ka shënuar 6 gola duke lënë pas edhe yje si Osimhen etj.
and then