
Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar paketën e maleve, duke thënë se është kthyer në një paketë drogë. Berisha gjithashtu denoncoi edhe raste të kullave duke zbuluar edhe pazaret se si funksionojnë sipas tij.
“20 zona, 20 paketa malore të Alpeve të Maminasit. Janë marrë nga vendimet e Ramës dhe me firmat e tij. Çështja e emrave. Bëhet takimi Naruba me Don Agaçion. Naruba shtrohet në tavolinë, kulla 120 katësh në qendër të Tiranës, Eversti i Tiranës do të quhej. Thirret biznesmeni real, “i thuhet do ndërtosh këtë kullë, jo thotë ai. Së pari do të shkosh atje te cepi, ku ka qenë “disko albania”, aty ka disa pronarë që nuk kanë pranuar pazare me çmimet e qeverisë dhe është porositur që do takohen dhe t’u ofrohet një çmim. Nëse nuk pranojnë nuk do merresh me ta se do merret një tjetër. Ai tjetri ishte banda. Gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës, vinin bosët me miliardat e tyre, pra është e kotë të lidhmi me emra…SI në rastin e Salillarit që magazinieri i tij pensionist merr Portin e Vlorës 60 mln euro… Do na dalë si ai që mori bankën e bitcoin, një emër “banka digjitale ofshor”, ku emrat më të lakuar, për bitcoin janë Amant Josifi Olsi Rama dhe ata që qëndrojnë pas. Pra të gjithë kanë vetëm një emër që është Edi Rama.
and then